Sunday , September 27 2020

Karantina e Rudina Dembacajt dhe ish deputetit: “Nuk do na kishte ndodhur kurrë kjo gjë”

Rudina Dembacaj tregoi se izolimi nga koronavirusi ka ndikuar për mirë në marrëdhënien e saj me ish deputetin Mark Frroku. Moderatorja u shpreh se nuk do kishte ndodhur kurrë të qëndronin kaq shumë bashkë dhe me fëmijët e tyre. Megjithatë mes tyre ka pasur edhe zënka. Rudina zbuloi sesi plasi një super sherr mes tyre në shtëpi për televizorin.

“Po kemi bëri sherr. Plasi një sherr i paparë për televizorin. Sepse Marku po shikonte një serial dhe unë nuk e kisha ndjekur dot. Kisha lëvizur nëpër shtëpi dhe nuk e ndiqja dot fillimin. Plasi një super sherr, jo televiziori im, jo televizori jot sikur nuk kemi televizor tjetër në shtëpi.

Për hir të së vërtetës nuk do na kishte ndodhur kurrë të rrinim kaq shumë me njëri-tjetrin. Jo vetëm mua dhe Markut, por bashkë me fëmijët. Na ka ndikuar shumë për mirë,”- tha ajo në një lidhje në Skype në emisionin “Rudina”.