Sunday , September 20 2020

Rama: Ja bizneset me riskun më të lartë që nuk do të hapen

Kryeministri Edi Rama tha në një komunikim live në “Facebook” se klinikat dentare, parukeritë, baret dhe restorantet nuk do të happen, pasi janë me riskun më të lartë, për përhapjen e koronavirusit. “Dentista, parukeri, bar, ristorante, janë me riskun më të lartë, nuk do të hapen. Sa i përket hapjes së kufijve mes vendeve, këtë gjë nuk e di askush.

Edhe Kosova po kalon një situatë jo të lehtë, por për fat të mirë kemi numra që nuk na kërcënon sistemin shëndetësor”, tha kryeministri. Ndërsa për punonjësit e transportit publik, kryeministri theksoi se “Të gjithë shoferët, fatorinot, punonjësit e transportit urban, do të përfitojnë pagën e luftës nga paketa e parë. Të gjithë të tjerët do të përfitojnë pagën 40 mijë lekë nga paketa e zgjeruar”.

Pyetje: Ne që kemi vite pa punë çfarë page do të marrim? Rama: Ju nuk do të merrni asnjë pagë, se nuk është bërë deti kos t’i kthehemi gjithë papunësisë në 30 vjet. Ndihmojmë ata që janë në vështirësi, që kanë mbyllur punën për shkak të situatës.

Pyetje: Lokalet e natës kur do të hapen? Rama: Nuk do të hapen. Pyetje: Kush i paguan sigurimet? Rama: Paga që merr është pagë direkte për ty. Pyetje: Si të shkoj në Greqi se po humbas punën? Rama: Jemi duke pritur të konkludojmë me kryeministrin e Greqisë pë rata që kanë punë sezonale.

Pyetje: Ne të rinjtë kur do të dalim xhiro? Rama: Është e ɗhimbshme kjo, nuk e them për të qeshur, por pak nga pak. Në ato zona që do të hapen nga java e ardhshme, do të mund të dilni xhiro, por do të jetë vetëm me një person tjetër, në distancë, jo grumbullime nëpër parqe, jo piknik, etj.

Pyetje: Berberët kur do të hapen, ti ku qethesh? Rama: Nuk po ju them si e ku qethem, se do filloni të bëni nga ato historitë jo bunkeri, jo Surreli.