Wednesday , May 27 2020

Efektivi i policisë në Elbasan surprizohet nga gjesti i Alban Shingjergjit

Në Elbasan, gazetarë, këngëtarë dhe DJ mblidhen cdo fundjavë për të zhvilluar mini-koncerte në lagjet e qytetit, me qëllim që të mund të krijojnë një atmosferë sa optimiste në këtë periudhë pandemie të Covid-19. Ky aktivitet pritet shumë mirë nga qytetarët të cilët në fundjavat e bllokuara kanë mundësi të heqin stresin e ktyre ditëve me anë ë muzikës.

Alban Shingjergji, aktivisti i njohur i shoqerise civile dhe gazetar i njohur i Best Channel, këngëtari i njohur elbasanas Astrit Shingjergji dhe talenti i ri Anisa Dervishi, kompozitori Kejdi Musta, DJ i njohur Tumba dhe operatoret Besnik Ademi dhe Migen Sejdini… ngrohin zemrat e elbasanasve te izoluar.

Surpriza me e bukur e dites i eshte bere nje prej efektiveve qe kishte ditelindjen. Alban Shingjergji dhe bashkepunetoret e tij nxoren torten dhe i kenduan ne kor policit te nderuar Lorenc Berdufi. Respekte per 36 vjecarin dhe per te gjithe efektivet e tjere te forcave policore qe punojne ne menyre heroike.