Monday , May 25 2020

Lajmi I fundit; Del me covid-19 mjeku në Elbasan

Një mjek i Sanatoriumit, tanimë të tranferuar në Elbasan, mësohet se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Gazetarja e Fax News Entela Duka bën me dije se realisht mjeku P. M i përket stafit të Dispancerisë që po përkujdeset për të sëmurët me penumoni në Spitalin e Elbasanit.

Kujtojmë se pas transformimit të Shefqet Ndroqi në Covid2, Sanatoriumi u tranferua në Elbasan në godinën e Neurologjisē dhe Kardiologjise. Aktualisht sektori ka 4 mjekë dhe 6 pacientë.

4 mjekët përfshi dhe i infektuari ishin rezident ne Tiranë dhe vinin përditë në Elbasan ndërkohë që personeli infermieror është i Elbasanit. Frika ka përfshirë pacientët dhe mjekët e spitalit pasi mjekët e Tiranës kishin mbi 3 javë që punonin në Elbasan dhe nuk kishin kontakt me kolegët e sëmurë të Tiranës.