Wednesday , May 27 2020

Në front të parë edhe në shtëpi/ Infermieri në spitalin e Elbasanit shembull për të gjithë

Kreshnik Kaliqi është infermier në Spitalin e Elbasanit. Edhe pse sapo ka përfunduar turnin e natës, ai ka ardhur në shtëpi për të gatuar drekën, në një ditë kur bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kishin ditën e daljes në shëtitje. Edhe pse në front të parë të luftës kundër Covid 19, Kreshniku është po ashtu i angazhuar me familjen.

Gatuan Shpesh?- e pyet gazetarja Bruna Kercyky.

Kreshniku” Jo por sot kishin ditën për të dalë gruaja me fëmijët.

-Kreshnik kush është pjesa më e vështirë e ditës tënde në këtë situatë.

Kreshniku: Kthehem nga puna dhe nuk përqafoj dot fëmijët.

Heronjtë mbeten heronj kudo që shkojnë, nga një natë e gjatë pranë pacientëve, në një ditë të mbushur plot dashuri dhe angazhim në familje./tch