Tuesday , May 26 2020

Librazhdi ‘merr frymë’ pas lehtësimit të masave. Gumëzhin qyteti

Pasi Librazhdi u shpall “zonë e gjelbër” për shkak të rrezikur të pakët nga koronavirusi, jeta në këtë qytet duket më e gjallëruar. Kujtojmë se ministrja Ogerta Manastirliu tha dje se në këto zona do të nisë lehtësimi i masave dhe lëvizjes së qytetarëve, ku pensionistët do të lejohen të dalin çdo ditë deri në orën 08:00, ndërsa pas këtij orari do dalin të gjitha moshat e tjera, deri në 17:30.

Sa i përket makinave private, do të mund të lëvizin vetëm brenda qarkut dhe me jo më shumë se një pasagjer.