Monday , May 25 2020

Elbasan, Po priste radhën në bankë, i moshuari bie në tokë i pajetë (Emri)

Një 70 vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën, ndërsa ishte në radhë në një bankë të nivelit të dytë. Mësohet se një  70-vjeçari i identifikuar si Bashkim Balla është rrëzuar papritmas dhe në momentin që ka rënë, ka goditur edhe kokën në një bordurë. Sakaq, i moshuari është dërguar menjëherë në spital ku ka ndërruar edhe jetën.

Dyshohet se 70 vjeçari ka humbur jeten pas një atak-u në zemër, ndërsa pritet që autopsia të përcaktojë shkakun.