Saturday , September 26 2020

Ja kur do të përfundojë koronavirusi në Shqipëri- e thotë studimi

Rreth datës 2 gusht Shqipëria mund të regjistrojë zero raste të reja me koronavirus. Parashikimi u bë nga një studim analitik i Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit me rastet e infekktimeve në vend. Më shpejt nga vendet e rajonit, pandemia mund të përfundojë në Maqedoninë Veriore. Universiteti thekson se parashikimi bëhet vetëm për arsye studimi, ndërsa paralajmëron se për shkak të dinamikës, gjendja mund të ndryshojë.

Fundi i pandemisë do të thotë se rreth datës 2 gusht të këtij viti, bazuar në ecurinë e deritanishme, Shqipëria do të regjistrojë zero raste të reja me Covid-19. Në nivel global, ky studim parashikon se pandemia do të përfundojë rreth datës 1 dhjetor 2020, duke marrë parasysh hyrjen e stinës së dimrit në hemisferën jugore të planetit.

Në lidhje me rajonin, bie në sy se në vendet e tjera, si në Greqi, Maqedoninë Veriore apo në Serbi, pandemia do të përfundojë më shpjet, pavarësisht se kanë më shumë raste të infektuarish me koronavirus apo dhe viķttima.

Kështu sipas studimit, në Maqedoninë e Veriut, pandemia do të përfundojë më 22 maj, shumë më shpejt se vendet e tjera të rajonit. Në Greqi, studimi parashikon se pandemia do të përfundojë më 23 maj, ndërsa në Serbi më 8 qershor.