Wednesday , May 27 2020

Librazhd; Ndërron jetë Hoxhë Faik Gurra, ish- myftiu i Tiranës Ylli Gurra humb njeriun e shtrenjtë

Ditë e trishtë për ish- myftiun e Tiranës Ylli Gurra, i cili në këtë muaj të shtrenjtë të Ramazanit ka humbur njeriun e tij më të dashur, babain. Hoxhë Faik Gurra prej më shumë se 30 vitesh ka shërbyer si Hoxhë në Dragostunjë, Librazhd, ndërsa në vitet 2000 ka shërbyer si Nën/MYFTİ i rrethit Librazhd. Ai ka dhënë një kontribut të madh, pasi nxënësit që morën dije e shembull prej tij ndër breza kanë qenë me dhjetëra.

Kujtojmë se me ringritjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Faik Gurra ka qenë përfaqësuesi i zonës Librazhd në mbledhjen themeluese në datë 14 shkurt 1991 në krah të Kryemyftiut H. Sabri koçi.

“Çdo njeri do ta shijojë vdêkjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni”. Me këto fjalë të Kuranit të shenjtë, po ndaj me ju lajmin e ndarjes nga jeta të Hoxhë Faik Gurrës, i cili drejtoi prej vitesh Xhaminë e Dragostunjës, por edhe shumë vite si Nën/Myfti i Librazhdit.

Hoxhë Faik Gurra iu përkushtua ringritjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që ditën e parë të lirisë së besimit, duke marrë pjesë me një rol aktiv në Mbledhjen e parë themeluese, më 14 shkurt 1991, në Tiranë krah Kryemyftiut të Shqipërisë Haxhi Hafiz Sabri Koçi.

Hoxhë Faik Gurrën, me të cilin si deputet i Librazhdit dhe mik i familjes, kam patur mundësinë të njihem nga afër, do ta kujtoj gjithmonë për peshën e rëndë të fjalëve, qetësinë, përkushtimin, kujdesin ndaj nevojtarëve, duke mos harruar kurrë tu mësojë besmitarëve vlerat më të larta të atdhedashurisë dhe kontributit pozitiv në shoqëri. Bashkë me Ambasadorin e SHBA në Shqipëri zotin Donald Lu në Janar të vitit 2016 u ulëm këmbëkryq rreth oxhakut në shtëpinë e Hoxhë Faikut, në një bashkëbisedim mbi vlerat dhe rolin e besimit islam në bashkëjetesën fetare, duke vlerësuar sëbashku kontributin e Hoxhë Gurrës në ringritjen e Xhamisë së Dragostunjës.

Hoxhë Faik Gurra është babai i një prej drejtuesve më të respektuar të Komunitetit Mysliman Shqiptar zotit Ylli Gurra.

Dua t’i shpreh Yllit, familjes dhe gjithë Dragostunjës, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Hoxhë Faikut- shkruan deputeti zonës Taulant Balla.