Friday , September 18 2020

Pse Covid-19 vŕet më shumë meshkujt se femrat? Ja dy arsyet sipas profesorit

Sipas studimeve të kryera deri tani, duket se virusi Covid-19 “preferon” të infektojë më shumë meshkujt se sa gjininë femërore. Prof. dr. Et’hem Ruka duke u përpjekur t’i jepet përgjigje pyetjes përse ndodh kjo, pedagogu thotë se një nga shpjegimet lidhet me sistemin imunitar. Sipas profesor Ruka, sistemi imunitar i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet më i forte se ai i meshkujve.

Rreth 60% e te viktimáve ne Itali nga koronavirusi jane meshkuj. Kjo shifer per Spanjen perllogaritet 59%, per Gjermanine 58% dhe per Neë Yorkun 69%. Nje prirje e tille vihet re edhe ne vende te tjera.

Shume kerkues jane munduar te japin nje shpjegim per kete sjellje te diferencuar te gjinive njerezore ndaj te njejtit patogjen. Sipas disave meshkujt vdêsin me shume se preken me shume nga hipertensioni e diabeti.

Nje shpjegim tjeter mbeshtetet ne menyren e funksionimit te sistemit imunitar. Disa proteina te sistemit imunitar te angazhuara kunder viruseve sillen ne menyre te ndryshme ne dy gjinite. Ky ndryshim i detyrohet hormoneve dhe gjeneve te vecanta.

Sistemi imunitar i i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet me i forte se ai i meshkujve. Nje nga keto ndryshime qendron ne pranine e nje proteine te vecante qe quhet receptori i tipit Roll (Roll7). Kjo proteine njeh ne menyre specifike nje proteine te virusit duke e konsideruar ate te huaj per organizmin, e ne kete menyre fillon procesi i asnjanesimit te patogjenit. Gjeni qe bart informacionin per receptorin e tipit Roll ndodhet ne kromozomet seksuale X. Meqenese femra ka dy kromozome X (XX), ndersa mashkulli vetem nje te tille (XY), le te dyshosh se femra bart dyfishin e informacionit per sintezen e receptorit te llojit Toll.

I gjithe ky informacion per receptorin Roll eshte vjele nga Revista Science Immunology 2018.