Sunday , September 20 2020

18 raste pozitive, por në Elbasan duket sikur nuk ekziston virusi Covid-19…tregjet dhe rrugët plot

Pamjet që vijnë nga qyteti  Elbasanit, duke se nuk ekziston aspak koronavirusi. Edhe pse në këtë qytet janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 18 persona, qytetarëve  duket se u është “zhdukur” frika e infektimit nga ky virus i padukshëm. Grumbuj njerëzish në rrugë, pjesa më e madhe pa maska e doreza, radhë në sportele dhe mbi të gjitha nuk respektohet as distanca e sigurisë. Ndërkohë ka edhe nga ata qytetarë që kanë dalë të shijojnë motin në diell.

Qytetarët duket se nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm se me lehtësimin e masave, nuk do të thotë që kujdesi duhet të zhduket, përkundrazi. Ministria e Shëndetësisë vijon thirrjet drejtuar qytetarëve që të respektojnë masat, pasi në të kundërtën, nëse plani i rihapjes do të sjellë një efekt të kundërt, vendi do të kthehen në  fazën fillestare./Shqiptarja.com