Monday , January 25 2021

A do te ketë lëvizje ditën e nesërme? Përgjigjet Rama: Ne po studiojmë…

Kryeministri Rama u shpreh ditën e sotme se ka edhe disa zona të tjera në vend, të cilët plotësojnë kriteret si zona të gjelbra. Ai theksoi se të premten do të vendoset për këto zona, ndërsa u shpreh se Tirana mbetet një zonë delikate. “Zonat e gjelbra kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes. Ne po studiojmë propozimin e zonave të gjelbra. Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret e vendosura. Disa prej zonave, duke filluar nga Tirana, mbeten delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihen. Deri të premten do të kemi një konkluzion dhe do të njoftojmë për zonat e reja të gjelbra”, tha Rama.

Sa i përket mbylljes për ditën e nesërme Rama thotë: “Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave. Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta”.

Kujtojmë që këtë të hënë u lehtësuan masat për disa zona, të tilla si: qarku Dibër, qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Pogradec, Perrenjas, Librazhd, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq, bashkia Divjakë./Gazeta Liberale