Tuesday , May 26 2020

Aksident i rëndë në rrethin e Elbasanit, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, te vendi i quajtur Ura e Trashovicës. Si pasojë dy gra rreth moshës 50 dhe 55 vjeç kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë.

Burimet për Elbasani Plus bëjnë të ditur se shtetaset janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë.