Wednesday , September 23 2020

Më në fund; Pas shumë dyshimesh, ky është ilaçi premtues kundër Covid-19, ka efekte pozitive!

Së fundmi, kërkuesit po japin lajme të mira në lidhje me nje ilaç të mundshëm që mund të trajtojë koronavirusin. Pas studimeve të deritanishme, ilaçi eksperimental i shumëpërfolur, Remdesivir do t’i ndihmojë pacientët ta marrin veten më shpejt nga virusi. Deri më tani Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave nuk kanë aprovuar asnjë lloj barne për të trajtuar virusin, por pritet të njoftojnë zyrtarisht për përdorimin e autorizuar të Remdesivir-it.

Studimi i mbështetur nga qeveria arriti në përfundimin se pacientët që u trajtuan me Remdesivir e morën veten më shpejt se të tjerët.  “Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar.- u shpreh kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci. Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.

Nga provat e kryera deri më tani, tregojnë se ky medikament i ndihmon të sëmurët me Covid-19 të marrin veten më shpejt nga 15 në 11 ditë. Sipas Fauci-it, ky ilaç mund të reduktojë edhe numrin e viktimave të virusit.

“Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që t’jua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryehen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit.”

Remdesiviri, ilaçi antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral. Ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë të mërkurën autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Një studim tjetër me Remdesivir nuk ka dalë në ndonjë përfundim pozitiv, por sipas Fauci-it ai ishte një “studim i mangët”.

Burimi: The New York Times & CNN