Wednesday , September 23 2020

Xhesika Polo flet për herë të parë pas humbjes së nënës: “Jam e qetë sepse edhe kur i pushoi shpirti ajo ishte …”

Disa kohë më parë këngëtarja e njohur Xhesika Polo ka humbur nënën e saj pas betejës 2 vjeçare me ķancerin. Ditën e sotme, Xhesika ka vendosur të rrëfehet për herë të parë në një intervistë me autoren dhe moderatoren Dojna Mema në Top Channel në emisionin e dashur, sidomos për të  rinjtë Pop Culture.

Ajo ka folur për vështirësitë, ɗhimbjen por dhe të jap një mesazh të fortë për njerëzit që kanë përjetuar të njëjtën gjë me të. “Marrëdhënia jonë ka qenë një marrëdhënie që do e donte ta kishte çdo nënë dhe bijë, ajo ka qenë shoqja ime dhe vazhdoj të jetë pranë mejë në çdo hap. Unë jam shumë e qetë sepse e di që edhe kur i ka pushuar shpirti ka qenë shumë e qetë.

Gjatë gjithë asaj periudhe  unë i thoja që çdo gjë do shkoj mirë dhe të mos shqetësohej, sepse pengu i çdo prindi është si do shkojë jeta e fëmijës së tij.  Ka pasur moment shumë të bukura, ne shkonim kudo bashkë në koncerte në live dhe këtë verë kur po mendoja u mërzita që nuk do e kem nëse ne do të fillojmë koncertet sepse e kam patur gjithmonë shoqëruese, por unë do ta kem prap me vete.

Të dhemb shumë  sepse e di që nuk do ti përjetojë gjithë gëzimet që do të ketë njeriu në jetë por unë e di që duhet të jem sa më positive”.mGjithashtu Xhesika ka treguar se ka shkruajtur një këngë e cila i dedikohet nënës së saj, por nuk është ende gati që ta këndojë atë dhe do ti duhet më tepër kohë…/Top Channel/