Wednesday , May 27 2020

Kryeministri poston videon e së dielës, e shoqëron me një merak të madh.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video, duke e konsideruar këtë të dielë të bukur me frymëmarrje më të qetë dhe që premton se do të pasohet nga lehtësime të tjera. Por, Kryeministri EDI Rama ka një merak mbi sjelljen individuale për shëndetin e vetes, familjes dhe shoqërisë.

Postimi i plotë i Ramës në facebook:

KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.

KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit🚫

Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË🇦🇱☀️ #SËBASHKU❤️