Sunday , September 27 2020

Menduam se kaloi; Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan

Dy raste të reja me Covid-19 raportohen sot në Elbasan. Të dyja rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe janë vatra të reja. Sipas informacioneve të fundit, ISHP Elbasan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve u dërguan 13 analiza në laboratorë, dy prej të cilave rezultuan pozitive.

Mësohet se njëri prej rasteve është shofer në një kompani ndërtimi. Ai punonte në Tirane ku edhe dyshohet se është prekur nga virusi. Ndërsa rasti tjetër bëhet fjalë për një të moshuar 84 vjecar nga fshati Mengel. Ende nuk dihet historiku i tij se ku mund të jetë prekur.