Wednesday , September 23 2020

Denoncimi; “30-vjeçari ndërroi jetë në Senatoriumin e improvizuar të Elbasanit”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar një rast ku sipas tij një 30-vjeçar i diagnostikuar me tuberkuloz ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit ku janë transferuar pacientë të spitalit “Shefqet Ndroqi” i quajtur ndryshe Senatoriumi. “Një rast tjetër që ka vdeķur dje te sanatoriumi i famshëm në Elbasan, Diagnostikohet me turbekuloz në dispanceri dhe e shtrojnë në Elbasan. 

I fillon apandesiti dhe e sjellin në Tiranë për ndërhyrje, aty nuk ka reanimator). Pas ndërhyrjes e nisin përsëri në Elbasan dhe ditën tjetër bën trombozë si komplikacion. Vetëm 30 vjeç”, shkruhet në mesazhin që ka publikuar Spahia.

Ai bën përgjegjës për këtë menaxhimin e keq të situatës nga autoritetet shëndetësore dhe improvizimin e keq sipas tij të spitalit të Elbasanit në Senatorium. “Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium.

Jeta e tij shkoi dëm vetem për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.

Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë! Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!

Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj”, shkruan Spahia. /Opinion.al