Monday , May 25 2020

Dy raste të reja me Covid 19 në Elbasan. Një prej tyre dërgohet me urgjencë në Tiranë

Dy raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Rastet e reja janë të veçuara dhe janë vatra të reja, pasi sipas burimeve nuk janë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm. Konfirmohet se një 84-vjeçare nga fshati Mengel dhe një 50-vjeçar janë konfirmuar pozitiv mbrëmjen e djeshme pas bërjes së tamponit.

50-vjeçari punonte shofer në një kompani ndërtimi, ndërsa ështën i karantinuar në banesë. Ndërsa 84-vjeçarja në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është transportuar drejt spitalit Infektiv, pasi vuan nga sëmundje shoqëruese dhe gjendja e saj paraqitet e rënduar.