Tuesday , May 26 2020

Gruaja 100-vjeçare fiton luftën me Covid-19, flet mbesa: Ky është “sekreti” i saj i jetëgjatesisë

Një e moshuar 100-vjeçare, e cila ka kaluar shtatë sëmundje vdêkjeprurëse gjatë jetës së saj, ka fituar së fundmi edhe betejën me koronavirusin. Rose Heeley është ende në formë shumë të mirë edhe pse ka kaluar gjatë jetës së saj të gjatë ethet Scarlett, fruthin, kollën e fortë, difterinë, gripin, dy sulme në zemër dhe së fundmi Covid-19.

Familja e saj me pesë gjenerata, u gëzua shumë kur morën lajmin se Heeley, pas 18 ditësh në spital është tashmë e shëruar. Mbesa e të moshuarës tregon: Ishim të gjithë shumë të shqetësuar pasi morëm vesh që kishte virusin. Patëm frikë për më të keqen, por e dinim që ishte në duar të sigurta dhe shumë shpejt do të kthehej duke kërcyer.

Ajo u shpreh gjithashtu se Rose i kalon problemet e saj shëndetësore me nga një gotë çaj natë për natë, një gotë të vogël me uiski, një biskotë dhe asgjë tjetër veç paracetamolit.

Prej kohësh tashmë mjekët kanë paralajmëruar se të moshuarit janë më të rrezikuar nga Covid-19, por Rose Heeley dhe shumë të tjerë si ajo kanë treguar se koronavirusi mund të mposhtet edhe në moshë të thyer. /abcnews.al/