Sunday , September 20 2020

Mori pjesë në varrimin e të vëllait; 27 personave në Elbasan u merret tamponi, asnjë i prekur. Detaje

Gjatë 24 orëve të fundit Instituti i Shëndetit Publik ka marrë 27 tampone për Covid-19 nga qyteti i Elbasanit. Këto tampone janë marrë kryesisht nga rrethet familjare të dy rasteve të konfirmuara dje. Nga përgjigjet rezulton se asnjëri prej të testuarve nuk është prekur nga koronavirusi. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë informoi se në Elbasan u konfirmuan 2 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 4 numrin aktiv të rasteve.

50-vjeçari ditët e fundit kishte marrë pjesë në varrimin e të vëllait dhe u dyshuar se mund të kishte infektuar edhe persona të tjerë. Ndërsa, nipërit e të moshuarit shfaqën problem me diarrenë dhe morën mjekim në spital. Edhe për këta të fundit u dyshua se mund të ishin prekur nga virusi.

Një ditë më parë rezultuan dy persona të infektuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit, një 50 vjeçar banor i Menglës dhe njq 84-vjeçar, është banor i lagjes “5 maji”.

Numri total i rasteve të konfirmuara në Elbasan është 20, ku 16 jane te sheruar plotesisht dhe vetem 4 aktive.