Saturday , May 30 2020

Paralajmëron mjekja: Këto janë pasojat që i kërcënojë jetën pacientit të sëmurë edhe nëse e kalon Covid-19…

Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërsa ka folur për pacientët që kalojnë Covid-19 ka paralajmëruar pasojat që virusi mund t’u lërë. Ajo mund t’i kërcênojë jetën pacientit është se në javët e para pasi pacienti negativizohet nga Covid-19. Kjo pasojë sipas mjekes mund ti shkojë për 4-5 javë dhe flitet për komplikacionin më të mundshëm të saj që është tromboembolia pulmonare apo tromboembolia e organeve të tjera. Kjo është pasoja më e rëndësishme dhe që mund ti kërcënojë jetën edhe nëse kalon COVID-19, pacientit të sëmurë.

Nuk mund të flasim për pasoja mbetëse për gjithë jetën nga kjo sëmundje. Megjithatë çdo gjë varet nga mosha e pacientit, sëmundjet e shoqërueshme. Pneumonia nga COVID-19 ul dhe kufizon të gjithë aktivitetin funksional të mushkërive”, sqaroi Bala në një intervistë në “ABC e mëngjesit”.