Tuesday , September 22 2020

22 vjecarja nga Cerriku që sfidon realitetin/ Prej 21 vitesh jeton mbi karrocën me rrota, por nuk dorëzohet

Eligerta Sadja është 22 vjeçe ndërsa prej 21 vitesh jeton në një karrocë me rrota. Sfidat kanë qenë pafund për vajzën nga fshati Selitë i Cërrikut por jeta është shumë e bukur për t’u dorëzuar, sot Eligerta studion shkenca juridike në biznes. Pas një periudhe të gjatë karantine ku të gjithë shkelim rregullat dhe kërkojmë të drejtat e mohuara, Eligerta jep mesazhin domethënës.

Jeta është e bukur edhe kur vendos gurë në rrota. Është më e çmuar se çdo pengesë që del përpara. Dhe sa kohë distancimi social shërben për të mbrojtur jetën, le ta mbajmë atë./tch