Tuesday , May 26 2020

Covid-Faza 2 në Itali, Kryeministri Conte: Infeksioni i koronavirusit nuk do të rikthehet.

Kryeministri Italian Giuseppe Conte, në një intervistë për gazetën ‘Il Fatto Quotidiano’ vlerësoi sjelljen e italianëve në dy ditët e para të fazës 2, faza e lehtësimit të masave të izolimit dhe rinisja e aktiviteteve, duke theksuar se nëse ata vazhdojnë kështu, infeksioni nuk do të rikthehet. “Objektivi i parë i kësaj faze 2 ishte të kuptonte nëse italianët do ti përmbaheshin indikacioneve të sigurisë.

Dy ditët e para të rifillimit treguan Italinë në pjesën më të madhe të vetëdijshme dhe të përgjegjshme, e cila është tregon se edhe në ditët e ardhshme gjërat do të funskionojnë mirë. Në fakt, nëse infeksionet nuk shkojnë lart, do të jetë e mundur të bëhen rihapje të tjera më herët nga sa kemi parashikuar”- tha kryeministri Conte duke specifikuar se mund të rihapen më shpejt qendrat e bukurisë, parukierët por edhe teatrot.

Italia hyri zyrtarisht në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi në datën 4 maj. Vlerësohet se rreth 65 % e italianëve janë rikthyer në punë. Sipas dekretit të qeverisë, nga data 18 maj do të rihapen dyqanet dhe muzeumët kurse baret dhe restorantet do duhet të presin deri më 1 qershor. Masat e reja të fazës 2 lejuan italianët të takonin të afërmit e tyre, gjithmonë duke ruajtur distancën fizike dhe e obligueshme mbajtja e maskës, por e kanë të ndaluar organizimin e festive dhe banketeve me ta.

Lejohet lëvizja brenda rajoneve por jo jashtë tyre, përveçse për arsye pune, arsye shëndetësore ose urgjencë të aprovuar nga autoritetet. Nga data 4 maj është i lejueshëm praktikimi i sportit në natyrë edhe larg nga shtëpia, gjithmonë me detyrimin për të shmangur tubimet dhe për të respektuar distancat e sigurisë. Tani vrapuesit do të jenë në gjendje të mbulojnë distanca më të gjata, gjithmonë në përputhje me rregullat.

Fjalët kyçe që do të jenë kryefjala e javëve në vazhdim janë distancimi fizik dhe ndalimi i tubimeve, detyrimi për të mbajtur maskë në ambiente të mbyllura përfshi në transportin publik dhe trena, masa këto për të respektuar dhe rritur standardet e sigurisë së njerëzve.