Monday , September 21 2020

Është më shumë ngjitës, shkencëtarët zbulojnë mutacion tjetër të Covid-19.

Shkencëtarët kanë zbuluar një mutacion të koronavirusit që sipas tyre është “shqetësim urgjent” sepse e bën virusin më shumë ngjitës dhe është dominues në vendet që ka arritur. Kërkuesit nga Laboratori Kombëtar i Los Alamos në New Mexico thanë se mutacioni i ri po filloi të përhapet fillimisht në Europë gjatë Shkurtit.

Që  prej atij momenti, ky mutacion i Covid-19 ka marrë rrugën deri në SHBA, ku është më i përhapuri dhe më agresivi. Sipas këtyre ekspertëve, vaksina që po krijohet aktualisht në disa vende në SHBA mund të mos jetë efektive kundër këtij lloji të Covid-19. Prandaj sipas tyre, studimet e reja duhet që të konsiderojnë edhe ndryshimet që pëson koronavirusi.

Daily Mail shkruan se në realitet, koronavirusi nuk është një virus që pëson ndryshime të shpejta. Megjithatë kjo nuk do të thotë që nuk pëson fare mutacion, ose se mutacionet kanë një efekt shkatërrues./tvklan