Wednesday , May 27 2020

Nga e hëna do lëvizni pa autorizim me automjet, por çfarë pritet të ndodhë me transportin publik

Deri më tani, qytetarët kanë mundur të levizin me automjetet e tyre private vetëm përmes autorizimit, por pas datës 11 maj, do të mund të lëvizin lirisht. “Do të lejohet edhe zgjerimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit. Po vlerësohet për zonat e gjelbra, por po shikohet për të gjithë qarqet.”- tha ministrja.

Përsa i përket transportit publik, një shqetësim shumë i madh për qytetarët që jetojnë larg nga vendet e tyre të punës, Manastirliu shtoi se do të jenë të fundit që do të hapen.

“Transporti publik do të vazhdojë të jetë i mbyllur. Po vlerësohet për t’u hapur në fazën e fundit.”

Një datë fikse nuk ka ende as për hapjen e kufijve, por numri i të riatdhesuarëve do të fillojë të shtohet prej datës 18 maj.