Sunday , September 27 2020

Përplasje mes Mira Kazhanit dhe Blendi Fevziut: “Me miliardat e tij shqiptarët mund të shohin korrupsionin”

Blendi Fevziu në një intervistë për “Syri.tv” është shprehur në lidhje me një nga ngjarjet më të diskutuara të ditëve të fundit, punën e gazetareve nga UKT. Në lidhje me faktin se Mira Kazhani dhe Bieta Suolo janë paguar nga Ujesjellsi i Tiranës ai ndër të tjera tha: “Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm.

Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standardi, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme.”

Ndërkohë Kazhani ka reaguar ndaj kësaj deklarate. Bashkangjitur me intervistën e Fevziut ajo shkruan se me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët këto ditë. Rrogën e saj të dytë dhe vilën 5 milionë euro të moderatorit të “Opinion”. Më pas ajo shkruan se miliardat e Fevizut mund t’i tregojnë njerëzve se çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.

“Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Istagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.

Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu”- shkruan Kazhani.