Wednesday , September 23 2020

15 personave në Elbasan u merret tamponi, asnjë i prekur. Detaje

Gjatë 24 orëve të fundit Instituti i Shëndetit Publik ka marrë 15 tampone për Covid-19 nga qyteti i Elbasanit. Këto tampone janë marrë kryesisht nga rrethet familjare të dy rasteve të konfirmuara dy ditë më parë. Nga përgjigjet rezulton se asnjëri prej të testuarve nuk është prekur nga koronavirusi. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë informoi se në Elbasan numri aktiv i rasteve ka shkuar në 3 nga 20 raste të dala në qytet.

Dy ditë më parë rezultuan dy persona të infektuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit, një 50 vjeçar banor i Menglës dhe një 84-vjeçar, është banor i lagjes “5 maji”.

Numri total i rasteve të konfirmuara në Elbasan është 20, ku 17 jane të sheruar plotësisht dhe vetëm 3 aktive.