Saturday , September 26 2020

Rasti i gruas shtatzënë nga Fieri, specialistja e ISHP thirrje qytetarëve: Mos lëvizni nga një qytet në tjetrin

Specialistja e ISHP, Rovena Daja ka bërë një apel për qytetarët që të mos lëvizin nga një qytet në tjetrin. Ajo i është referuar rastit të Fierit, ku një grua shtatzënë e cila kishte qenë në Tiranë disa ditë më parë, ka infektuar të birin dy vjeç dhe vjehrrën 70-vjeçare. Ditën e djeshme ajo u transportua në spital së bashku me fëmijën. Apeli i specialistes është të mos lëvizet nga një qytet në tjetrin, pasi kjo ështa arsyeja pse nuk kemi pasur raste të reja.

“Situata është e qëndrueshme. Të gjithë janë duke rritur vigjilencën, pasi shpresojmë se duke lehtësuar masat, të mos rritet numri. Cdo gjë tani varet nga qytetarët, mos lëvizni nga njëri qytet në tjetrin, kjo është arsyeja pse kemi pasur raste të reja. Gruaja shtatzënë (nga Fieri) është në gjendje të stabilizuar, i takon klinikës të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo e shtruar. Deri tani janë 35 fëmijë të prekur, 22 janë shëruar. 5 gra shtatzënë janë prekur, 4 janë shëruar”, ishte deklarata e specialistes së ISHP, Rovena Daja.