Wednesday , May 27 2020

Elbasan/ I sëmuri mendor i vë flakën apartamentit te tij, shkrumbohet gjithçka

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Elbasan, ku një përson me probleme të shëndetit mendor i ka vënë zjarrin apartamentit të tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “Spaikorre”. Burime zyrtare bënë me dije se flakët dhe tymi i dendur që kishin pushtuar apartamentin ishin përhapur edhe jashtë tij dhe fqinjët e alarmuar kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

Këto të fundit kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes dhe në kohë rekord kanë arritur të shuajnë flakët. Nga hetimi paraprak është zbuluar se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga personi që jetonte në këtë apartament i identifikuar si shtetasi me inicialet B.H. Ai rezulton të jetë person me probleme të rënda të shëndetit mendor dhe trajtohet me medikamente si i tillë prej vitesh.

Fatmirësisht ai ka pësuar dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit të shkaktuar nga ai vetë. Ndërkaq orenditë e apartamentit si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar plotësisht.