Tuesday , May 26 2020

Lajmi më i bukur në kohë karantine: Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër

Lajmi më i bukur që mund të merrnim këto ditë: Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër. Çifti shumë i dashur për publikun janë në pritje të një bebushi. Lajmin e bën të ditur “revista who” dhe e ka konfirmuar edhe vetë moderatorja. Arbana dhe Eduarti kanë vendosur ta bëjnë lajmin publik sot, në ditën e ditëlindjes së tyre.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im i ngushtë, ke zemrën time, së shpejti do bëhesh baba. Të dua”, shkruan Arbana. Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, pas djalit të parë Jonit, i cili po gëzon shumë për beben që do vijë. Historia e bukur e dashurisë mes Arbanës dhe Eduartit nisi nga “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”.