Wednesday , August 5 2020

Makinat e blinduara, si kanë hyrë në Shqipëri dhë përdorimi nga “të fortët” që kërkon OFL

Operacioni “Forca e Ligjit” që prej 31 janarit ka nisur shënjestrimin e “të fortëve” që jo vetëm kanë qenë të shënuar në listën e personave me precedentë penalë, por edhe disponojnë asete financiare të mëdha. Që nga Durrësi, Lushnja, Elbasani e deri në Fier, struktura OFL ka nisur kërkesa për justifikim pasurie, bazuar në aktin normativ të Qeverisë.

Por, ajo që të bën përshtypje lidhet me faktin se deri tani, të gjitha vendimmarrjet e OFL dhe SPAK që ka hetuar kërkesat kanë qenë vetëm për sekuestrime të mjeteve të blinduara dhe vetëm në dy raste resorte. Nga 24 vendime që janë marr nga SPAK lidhur me operacionin OFL, 23 prej tyre kanë qenë automjete të blinduara, të cilët kanë hyrë në Shqipëri.

Sipas zëvendësministrit të Brendshëm Ervin Hodaj, kërkesat nuk kanë qenë vetëm për makina të blinduara, edhe pse SPAK është bazuar vetëm në to deri tani.

Por pyetja lind, a do të hetohen zyrtarë që kanë lejuar mbërritjen në Shqipëri të makinave të blinduara në emër të Lul Berishës, Saimir Taullahit, Altin Hajrit, apo të tjerë personave që konsiderohen subjekt i OFL?! Hodaj shpjegon se procedimi parandalues, si mision i OFL nuk kërkon domosdoshmërisht që automjetet të jenë në pronësi të këtyre personave. Dhe jam i sigurt që është e vështirë të gjesh automjete të blinduara që janë në pronësi të këtyre personave.

Janë automjete në pronësi të personave të tretë apo institucioneve tregtare. Republika e Shqipërisë ka një legjislacion në fuqi në mënyrën se si importohen automjetet. Pra, shumë automjete sipas Hodajt nuk kanë hyrë në Shqipëri në emrat e tyre, por më pas janë kthyer në pronësi të tyre përmes shitjeve me procedurë ligjore.

Por si përcaktohet nëse një veturë e blinduar është e sigurt apo jo? Informacionin e parë e jep niveli i sigurisë që është i certifikuar. Me kalimin e viteve, përpunimi i materialeve dhe saktësia e testeve kanë përcaktuar disa nivele të ndryshme certifikimi që përkojnë me rezistencën ndaj kalibrave të ndryshëm të pluɱbave. Nga niveli një deri në pesë vetura është rezistente ndaj goditjeve me pístoletë. Ndërsa në nivelet e sigurisë gjashtë, shtatë dhe tetë, makina është rezistente ndaj goditjeve me armë, si automatikët kallashnikovë.

Në krye të listës janë nivelet 13 dhe 14 që arrijnë të jenë rezistente ndaj plumbave të kalibrit 14,5 milimetra. Për të pasur një ide këto plumba përdoren nga automatikët e helikopterëve, antiajrorëve ose snajperë më të fuqishëm.

Në këtë pikë të gjithë mendojnë se aspekti më i dobët i një veture të blinduar janë pjesët prej kristali. Por nuk është më kështu. Me zhvillimin e teknologjisë xhamat janë shumë transparentë dhe njëkohësisht mund të kenë të njëjtën rezistencë që kanë edhe pjesët prej çeliku. Pra dritaret nuk janë më thembra e Akilit për veturat e blinduara.

Në një rast atentati, nuk është më e mundur që të çash edhe gomat, që janë të pajisura me sisteme nga më të ndryshmet të mbrojtjes. Madje në nivelet më të larata të sigurisë, veturat e blinduara i rezistojnë edhe shpërthimeve me boɱbë deri në gjashtë kilogram tŕitol. Për të mos llogaritur sisteme automatike për fikjen e zjarrit apo për mbrojtjen e pjesëve jetike të makinës si motori.

Me pak fjalë, ndonëse nuk janë në nivelin e veturës së presidentit të SHBA-së (që është një blind i vërtetë i maskuar si makinë rruge), këto mjete me siguri që i hapin shumë probleme industrisë së kŕimit.