Wednesday , September 23 2020

‘Më bëri pordhë’, Albano tregon si e nxorri të dashurën nga shtëpia në 2 të natës

Aktori shumë i pëlqyer nga publiku, Albano Bogdo ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, ku gjatë intervistës foli edhe për jetën e tij private. I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cili është leksioni më i madh që ka dhënë në një lidhje dashurie, Albano tregoi se mendjemadhësinë nuk e duron dot.

“Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur ai nuk të bën dëngla, mos bëj ti dënga. Kur unë zgjedh të mos bëj dëngla, të trajtoj normal, të prezantoj si të dashurën time, kjo nuk do të thotë që ti të bësh si më e rëndësishme se unë në shoqëri”, u shpreh Albano teksa më tej tregoi se këtë leksion ja ka dhënë me vepra. “E mora e nxorra jashtë nga shtëpia në 2 të natës, ia hodha rrobat nga ballkoni”, tregoi aktori.