Wednesday , September 30 2020

Shkëmbimi, Interi merr një ofertë fantastike për Icardin

Merkatoja e verës është afër dhe klubet po bëjnë gati lëvizjet e para. Arsenal ka kohë që po mendon një zëvendësues të denjë për sulmuesin nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang. Kapiteni i londinezëve ka disa kohë që flitet se do të largohet dhe mesa duket sezonin tjetër nuk do ta shikojmë me fanelën e “Topçinjve”.

Drejtuesit e Arsenalit po mendojnë t’i bëjnë një ofertë Interit për një shkëmbim të mundshëm mes Aubameyang dhe Mauro Icardit. Ky i fundit është në huazim te PSG, por francezët ende nuk kanë dhënë ndonjë sinjal për blerjen e tij përfundimtare.

Sulmuesi argjentinas nuk e dëshiron një rikthim te zikaltrit, kështu që ideja e Premier League mund ta tundojë atë. Tashmë vendimi i takon Interit, pasi Aubameyang mund të jetë zgjidhja për sulmin, duke parë që edhe Lautaro është me një këmbë i larguar. /abcnews