Monday , May 25 2020

Ardit Roshi tregon si e thërret vjehrrin e tij, aktorin Agim Bajko

Pak muaj më parë moderatori dhe gazetari Ardit Roshi “pushtoi” mediat rozë dhe portalet me propozimin që i bëri live në emision partneres së tij të jetës, Blerina Bajko, e cila sigurisht i tha PO. Blerina Bajko është vajza e aktorit të njohur dhe shumë të dashur të humorit Agim Bajko.

Arditi ka treguar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt si ka qenë prezantimi i parë me babanë e Blerinës, aktorin Bajko dhe si e thërret tashmë që e ka vjehrr. Rudina Dembacaj: Si ishte prezantimi yt me babi Gimin?

Ardit Roshi: Prezantimi ishte në një darkë elegante me bazë peshku dhe verë të mirë. Blerina i tha ky është shoku im Arditi tullac dhe i gjatë. Një moment Blerina u largua dhe në fillim me Agimin folëm me sy. Pastaj folëm me fjalë. Gimi është një zotëri që dëgjon, nuk është punë për ju se çfarë i thashë unë, por rëndësi ka që fola bukur.

Rudina Dembacaj: Po Gimin si e thërret, se mamin e Blerinës e thërret mami Alba ndërsa Gimin e thërret babi Gimi? Ardit Roshi: Unë kam batuta perla me Gimin, si tek filmi që Gimi thotë “baba”, kemi një sens humori shumë të mirë bashkë, por i thërras në emër.