Monday , September 21 2020

Elbasan; Makina del nga rruga, po transportonte fëmijën në spital. Detaje

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, pasi një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Lizës. Mësohet se makina ka dalë nga rruga, ndërkohë që po transportonte në spital një fëmijë, I cili kishte pësuar një incident në shtëpi.

Drejtuesi i mjetit gjatë një momenti pakujdesie ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve paraprake mjeti ka qenë duke dërguar një familje në spitalin e Elbasanit pasi ky i fundit kishte pësuar një aksident në shtëpi dhe po transportohej me urgjencë në spital.

Dyshohet se për shkak të humbjes së vëmendjes së shoferit, ky i fundit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar anës rrugës, ku makina është kthyer përmbys. Me marrjen e ndihmës mjekësore në spitalin e Elbasanit, mësohet se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.