Saturday , September 19 2020

Zbuloi se ishte shtatzënë pak ditë më parë, zbulohet gjinia e bebit të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj

Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë! Moderatorja e njohur shqiptare e ka dhënë lajmin e bukur para pak ditësh përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj të zemrës, Eduart Grishaj. Kurioziteti është i madh në lidhje me gjininë e bebushit. Sipas “Story”, bebushi që do të vijë së shpejti në jetë është djalë. Kanë qenë disa miq të çiftit që e kanë konfirmuar lajmin.

Deri më tani moderatores së njohur të “Dua të të bëj të lumtur” nuk i duket ende barku dhe ajo është rikthyer në punë. Ndërkohë Eduarti ka filluar që tani që mendon për të ardhmen e fëmijës së tij të parë.  Ai tha që nëse fëmija i tyre do ishte vajzë do bëhej regjisore dhe nëse do ishte djalë do dëshironte të bëhej futbollist.

Pra një futbollist të talentuar do të kemi në të ardhmen nga çifti i njohur. Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj.

Arbana dhe Eduarti konfirmuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas dhe emrat e tyre u kthyen në kryefjalë për mediat. Megjithatë, tani ata nuk fshihen më për publikun dhe tregojnë hapur çdo gjë edhe lajme të bukura si ky i pritjes së ëmbël.