Sunday , September 20 2020

Aksident rrugor në qarkun e Elbasanit, 1 person humb jetën, 3 të tjerë të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në qarkun e Elbasanit, pak minuta më parë, ku një person ka humbur jetën e ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Burime për mediat vendase bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Poroçan.

Poroçani është një fshat i thellë malor i Gramshit me rrugë tepër të amortizuara. Nuk dihen ende identiteti i viķtimës dhe të plagosurve. Pritet që të mësohet më shumë detaje në orët në vijim./reporttv/