Saturday , May 30 2020

Drejtori i bankës vodhi 30.000 dollarë nga llogaria e një klienti, por u gëzua para kohe

Operacioni “Bankieri” nga Seksioni për Hetimin e Kŕimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vënë në pŕanga një 35-vjeçar. Ky i fundit duke shpërdoruar detyrën, si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

“Nga Seksioni për Kŕimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” “, njofton policia.

Top Channel