Monday , May 25 2020

Olti Curri publikon foton e disa viteve më pare duke mbajtur në krah Bleona Qeretin

Koha në karantinë i ka bërë tepër nostalgjikë shumë personazhe të njohur të skenës shqiptare. Kështu ka ndodhur edhe me Olti Currin, i cili ka hapur arkivat e tij të vjetra. Ai ka zgjedhur të publikojë një foto krah këngëtares së njohur, Bleona Qereti. “Kur bëja triceps me @bleona”, shkruan Olti.

Edhe këngëtarja ja ka kthyer me po të njëjtin humor komentin. “Paskam dalë fiks si peshë e rëndë”, shkruan ajo. Në foto mund të vësh re lehtë se si Bleona, ashtu edhe Olti nuk kanë ndryshuar aspak në pamje, por as në raportin me njëri-tjetrin, pasi me sa duket vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie mjaft të mira./revistawho