Sunday , September 27 2020

Elbasan, shpërndahen 1000 pako ushqimore për familjet në nevojë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ndoqën nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë në qarkun e Elbasanit. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Aŕmatosura dhe Rezervat e Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 1000 familje në nevojë.

Sipas Ballës, operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit, me fokusin kryesor asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike.

Postimi i plotë:

Fundjavë në krye të detyrës 💪 Bashkë me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja ndoqëm nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave. Efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 1000 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme në bashkitë e qarkut Elbasan. Operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit me fokusin kryesor, asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤