Sunday , September 27 2020

Aksident në Gramsh; Makina bie në liqenin e Banjës, ka humbje jete dhe…

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Shushicë të Gramshit. Sipas informacioneve te para, mësohet se një automjet ka rënë rreth 40 metra thellësi në liqenin e Banjës, Gramsh. Sakaq, dyshohet se brenda automjetit ndodhen disa persona, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Ndërkohë nuk dihen ende detaje më të hollësishme, ndërsa pritet komunikata zyrtare e policisë.

 Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.