Monday , January 18 2021

Çfarë po ndodh? Radhë kilometrike nga Elbasani në drejtim të Tiranë, policia kontrollon…

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur autostradën Elbasan-Tiranë me trafik të rënduar. Policia ka ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës, e cila lidh qytetin e Elbasanit me Tiranën, duke kontrolluar të gjitha automjetet, gjë e cila ka krijuar radhë të gjata makinash. Qyteti i Elbasanit, prej dy javësh, është zonë e gjelbër, ndërsa Tirana vijon të mbetet zonë e kuqe. Trafiku i rënduar ka bërë që edhe ambulancat të kenë vështirësi në qarkullim.

Kujtojmë që sot pasdite në orën 16:30 “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” e mbështetur nga opozita do të protestojnë kundër qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Protesta vjen një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa ditën e djeshme qytetarët u përplasën ashpër me forcat e policisë./ Opinion.al