Sunday , February 28 2021

Këngëtarja ndan foton që i habiti të gjithë. Çfarë ka ndodhur me makinën e Aurela Gaçes?

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe është treguar gjithmonë transparente me ndjekësit e saj. Kështu ka ndodhur edhe me postimin e fundit të saj në rrjetet sociale, ku ka treguar se çfarë i ka ndodhur me makinën. Shumë komente nga ndjekësit e saj kanë treguar se Aurela kësaj here i ka kënaqur me batutat e saj spontane.

“Sapo me goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjshëm nuk kam parë. Po ecja ngadalë, ngadalë në parkim. Disa çuna bënin me shenjë, stop stop. Jo unë, po prisja të bënte pip pip ai sensori i poshtër. Kam faj unë? Lum shtëpia që më ka”, ka shkruar Aurela krah fotos ku duket se ka dëmtuar pjesën e përparme të makinës.

Ndjekësit e Gaçes kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke i kuptuar problemin, por dhe duke u argëtuar me sinqeritetin e Aurelës.