Saturday , May 30 2020

Protesta për Teatrin, policia e Elbasanit nuk lejon udhëtimin e makinave drejt kryeqytetit. Arsyeja

Policia e Elbasanit ka ngritur postoblloqe në rrethrotullimin e Bradasheshit dhe nuk lejon që makinat të shkojne drejt Tiranës. Policët kanë ushtruar kontrolle në çdo makinë dhe kërkojnë dokumentacionin. Shumë makina që kanë dashur t’i drejtohen Tiranës nuk janë lejuar të udhëtojnë, pasi sipas policisë nuk kanë mundur të justifikojnë lëvizjen e tyre drejt qytetit.

Kujtojmë se në orën 17:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një protestë në Tiranë, teksa opozita ka deklaruar se do ta mbështesë tubimin.