Tuesday , May 26 2020

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Elbasan-Peqin. Automjeti i tipit “Fuoristradë” ka dalë nga rruga në fshatin Vidhas dhe ku ka përfunduar i përmbysur në anë të saj. Sipas informacioneve të para ende nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë nga aksidenti, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave e mjetit.

Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe pritet të bëj deklaratën zyrtare për shkaqet e aksidentit.