Tuesday , May 26 2020

Tjetër aksident në Elbasan brenda një ore, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan. Ky është aksidenti i dytë që regjistrohet brenda një ore në qytetin e Elbasanit. Mëngjesin e sotëm u raportua për një aksident në aksin Elbasan-Peqin ku i lënduar mbeti shoferi i automjetit. Ndërsa aksidenti i dytë është shënuar në aksin nacional Elbasan – Librazhd në fshatin Mirakë.

Sipas informacioneve dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën ku mbetën të plagosur dy persona. Ata u shoqëruan menjëherë për në spitalin e Elbasanit ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kontatuar se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë e krijuar nga reshjet e shiut. Gjithsesi vijon hetimi për shkaqet e aksidentit.