Tuesday , May 26 2020

“Do jepja jetën që të kthehej nga koma” Kush është personi që Edi Rama do jepte jetën?

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin në Kuvend me temën e koronavirusit në Shqipëri. Aftësinë e Shqipërisë në përballimin e pandemisë së koronavirusit, Rama e sheh si lajm të mirë, pasi sot nuk do të diskutohej për teatrin, por për viķtimat.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Edi Rama iu referua një njeriu të afërt për të cilin tha se flijonte jetën që vetëm ai të shpëtonte. Ngjarja, siç u shpreh ai nga foltorja e Kuvendit, lidhej me dikë që ishte kuruar nga një sëmundje e rëndë një nga spitalet e Massachusetts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kush ishte ky person? Vite më parë, opinioni u njoh me historinë e djalit të madh të kryeministrit Edi Rama, Gregorin, i cili u operua nga një sëmundje e rëndë dhe që për fat shpëtoi falë ndërhyrjes së mjekëve amerikanë në një nga spitalet e Massachussets në SHBA. Për këtë vetë Rama ka folur disa herë, duke e cilësuar një mrekulli të Zotit që ia solli të birin në jetë duke e shëruar plotësisht. Por a ishte ky rasti që kryeministri Edi Rama përmendi dje në Parlament?