Saturday , May 30 2020

Fundjava me të njëjtin kufizim lëvizjeje, ja çfarë deklaroi Rama

Kjo fundjavë do të ketë rregullat kufizuese sikundër fundjava e fundit, ndërsa vijon faza e hapjes në kushtet e pandemisë. Kryeministri Edi Rama njoftoi se edhe këtë fundjavë do ndiqet regjimi i orareve dhe i lëvizjeve të përcaktuara fundjavën e shkuar. “Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë”, theksoi Rama.

Kështu do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 10:30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10:30 deri në 17:30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

Duke iu referuar fundjavës së shkuar, të shtunën, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:30. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Të shtunën dhe të dielën prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 10:30 deri në orën 17.30.

Të shtunën qëndrojnë hapur vetëm marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30, ndërsa të dielën gjithçka është e mbyllur.