Saturday , May 30 2020

Ndodh në Elbasan, Tentoi të ndizte makinën, ajo shpërthen në flake. Ja ku

Një ngjarje e pazakontë që për pak i ka kushtuar jetën një qytetari ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë pranë postës qendrore. Sipas dëshmitarëve aty pranë, drejtuesi i mjetit ka tentuar që të ndezi makinës, e cila ishte e parkuar ne ane te rruges por kjo e fundit ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht, shoferi nuk ka pësuar lëndime. Eshtë dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Ndërkohë pritet edhe komunikata e policisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vertëte.